Vuçiq premton se do ta zgjedhë rastin e “Vëllezërve Bytyqi”

Lajme

Vuçiq premton se do ta zgjedhë rastin e “Vëllezërve Bytyqi”

Më: 25 maj 2015 Në ora: 22:57

Rasti i pazgjidhur i vrasjes së vëllezërve Bytyqi , shtetas amerikanë trupat e të cilëve janë gjetur në një varrezë masive në Petrovo Selo, ka bërë që të frenohen marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Serbisë.
Deri më tani asnjë qeveri nuk ka qenë në gjendje për të zbuluar dhe dënuar fajtorët për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, ndërsa qeveria aktuale paralajmëron se do të zgjedhë këtë rast.
I ftuar në TV B92, kryeministri Aleksandër Vuçiq ka thënë se ky është njëri nga prioritetet e marrëdhënieve të mira me SHBA-të. Si njërin nga dy pengesat për marrëdhënie të mira me shtetin më të fuqishëm në botë, Vuçiq e ka përmendur rastin e pazgjidhur të vëllezërve Bytyqi.
“Njerëzit kur dëgjojnë emrat e shqiptarëve, thonë se i kanë vrarë disa shqiptarë. I kemi vrarë shqiptarët që kanë ardhur të shpëtojnë serbët që i kanë lutur që t’i tërheqin nëpër Serbi. Ne i kemi vendosur 14 ditë në burg sepse nuk kanë pasur viza serbe. Dhe atëherë në vend që t’i lirojmë ne i kemi vrarë. Kjo ka qenë para 17 vitesh. E të tretë kanë qenë shtetas amerikanë. Ky është problemi jonë në marrëdhëniet me amerikanët dhe ai problem na takon neve ta zgjedhim”, tha Vuçiq.
Vëllezërit Bytyqi, të cilët ishin pjesë e UÇK-së, në vitin 1999 janë arrestuar në hyrje të Serbisë, janë liruar e më pastaj janë vrarë. Në Fondin për të Drejtën Humanitare kujtojnë se familja Bytyqi që nga rënia e regjimit ë Millosheviqit deri sot nga viti në vit kanë marr premtime se ky rast do të zgjidhet.
Më 9 korrik të vitit 1999 Mehmet (21), Agron (23) dhe Ylli (25) Bytyqi, janë vrarë nga pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë .
Për vrasjen e vëllezërve Bytyqi ende askush nuk është dënuar. Dy policë Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq janë liruar nga akuzat për vrasjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat