Valon Kabashi i rënë në Kumanovë, dikur edhe në AKSH (Foto)

Lajme

Valon Kabashi i rënë në Kumanovë, dikur edhe në AKSH (Foto)

Më: 25 maj 2015 Në ora: 20:51

Valon Kabashi nga Opterusha e Rahovecit, i rënë në përleshjen e armatosur në Kumanovë, bashkë me nëntë bashkëluftëtarë, sikurse shokët e tij edhe ai nuk e kishte për herë të parë aktivitetin e armatosur.

Edhe pse nuk kishte qenë ushtar i luftërave shqiptare të Kosovës, Luginës së Preshevës e Maqedonisë, shkaku i moshës së tij të re, ai duket se më vonë ishte përfshirë në grupet e armatosura shqiptare, që kanë vazhduar të mos pajtohen të braktisin armët deri në arritjen e idealit të tyre, bashkimin e tokave shqiptare.

Në një fotografi Valoni shihet me uniformë të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), formacion ushtarak i cili aktivizuar pas luftërave të UÇK-ve të Kosovës dhe Maqedonisë dhe UÇPMB-së.

Përfshirja e Valonit në këto aktivitete duket të mos jetë e rastësishme, pasi dy vëllezërit e tij, Blerimi dhe Artoni janë veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ky i fundit edhe pjesëtar i luftërave në Luginë të Preshevës dhe asaj të Maqedonisë të vitit 2001.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat