Motra e Mirsad Qerimit rrëfen për torturat që u janë bërë të burgosurve në Shkup (Video)

Lajme

Motra e Mirsad Qerimit rrëfen për torturat që u janë bërë të burgosurve në Shkup (Video)

Më: 25 maj 2015 Në ora: 18:32

Aferdita Qerimi-Pepaj motra e Mirsat Qerimit, i arrestuar në Kumanovë, ka treguar se si është keqtrajtuar vëllai i saj nga policia maqedonase në emisionin “Pa Rrotlla” të Milaim Zekës.
Ajo ka thënë se vëllai i saj ka pasur lëndime në sy dhe në trup dhe është rrahur nga shumë policë maqedonas.

“Gjendjen nuk e ka të mirë Policia Maqedonase e kanë rrahur e kanë maltretuar, gjendjen nuk e ka shumë të mirë. Diku rreth 20 minuta kemi qëndruar, nuk ka qenë vizitë direkte, e kemi pasur një xham në mes, mirëpo kemi mundur mirë të komunikojmë. Ka pasur shenja në pjesën e syrit, e kam pa që nuk ka mundur mirë të lëviz, ka treguar se edhe pjesën e barkut ka shumë lëndime që nuk dihen a janë thyerje apo diçka tjetër dhe ka treguar se nga momenti që janë arrestuar dhe janë dërguar në burg që secilit policë që ka hyrë ka ushtruar dhunë ndaj tyre”, ka rrëfyer ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat