Për plotësimin e nevojave në shëndetësi duhen edhe 35-40 milionë euro!

Lajme

Për plotësimin e nevojave në shëndetësi duhen edhe 35-40 milionë euro!

Nga: Intervistoi: Mimozë Lakna Më: 25 maj 2015 Në ora: 17:36

“Bota sot”: Z. Ministër Rrahmani, sa po arrini t`i realizoni prioritetet tuaja në Ministrinë e Shëndetësisë?

Imet Rrahmani: Po tash u bënë 6 muaj që kemi filluar punën në Ministri, gjegjësisht kemi marrë postin dhe mund të them që angazhimi në realizimin e prioriteteve ka qenë i përditshëm 24 orë bashkë me kabinetin dhe stafin civil. Është një çështje që duhet pranuar, jemi duke ecur në drejtimin e duhur të realizimit të reformave por, jo me dinamikën e dëshiruar dhe të paraparë. Nuk kemi ngecur shumë por, vullneti është që të ecim më shpejt.

“Bota sot”: Cilat janë problemet më serioze me të cilat ballafaqohet shëndetësia në Kosovë?

Rrahmani: Shëndetësia është një nga sferat më të ndjeshme të shoqërisë, duke u nisur nga fakti që problemet shëndetësore të qytetarëve duan zgjidhje të shpejta dhe zgjidhje aty për aty sepse dhimbja dhe problemet shëndetësore nuk tolerojnë afate ose shtyrje. Natyrisht, në Kosovë reflektojnë problemet ekonomike që ndikojnë edhe në sistemin shëndetësor. Si pasojë e mungesës buxhetore nuk mund të realizohet plotësimi i të gjitha nevojave në sistemin shëndetësor.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat