Institucionet përbuzin dëshmorët e rinj të kombit!

Lajme

Institucionet përbuzin dëshmorët e rinj të kombit!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 25 maj 2015 Në ora: 17:29

Ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Beg Rizaj, pas vrasjes nga forcat sllavo-maqedone ditën e diel është varrosur në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan në një ceremoni të organizuar nga Komuna e Deçanit.
Pavarësisht shiut dhe motit të keq, deputetë e qytetarë të Republikë së Kosovës kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Beg Rizajt, për ti dhënë lamtumirën si një hero i vrarë në Kumanovë të Maqedonisë.
Mijëra qytetarë nga mbarë Kosova ishin të pranishëm gjatë ceremonisë së varrimit të Begut. Aty morën pjesë disa prej deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës, nga parti të ndryshme, mirëpo, më së shumti ka pasur zyrtarë të Partisë së Ramush Haradinajt, duke përfshirë shumicën e deputetëve të kësaj force politike.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat