Reagon DiCarlo: Shqipëria e Madhe, mit

Lajme

Reagon DiCarlo: Shqipëria e Madhe, mit

Më: 25 maj 2015 Në ora: 17:14

Ish ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Rosmari DiCarlo, i ka cilësuar si të pabaza deklaratat e shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, lidhur me Shqipërinë e Madhe.

Sipas saj, Shqipëria e Madhe është vetëm një mit që nuk ekziston fare.

“Me gjithë respektin, unë nuk pajtohem me pretendimet e Lavrov-it. Kam shumë respekt për të si diplomat, por unë nuk i shoh zhvillimet në Maqedoni si hapin e parë drejt realizimit të mitit të Shqipërisë së Madhe, sepse unë vërtet mendoj që ky mit nuk ekziston fare. Nuk mendoj se ka diçka që duhet ta frikësojë Ballkanin”, tha ajo në një intervistë për Radio Televizionin Dukagjini.

Diplomatja amerikane ka potencuar se shumë shpejt do të sqarohet edhe ajo çfarë ndodhi në Kumanovë dhe se rajoni do të jetë më i qetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat