Të arrestuarit në Kumanovë u keqtrajtuan se nuk dinin maqedonisht

Lajme

Të arrestuarit në Kumanovë u keqtrajtuan se nuk dinin maqedonisht

Më: 25 maj 2015 Në ora: 16:17

Shqetësimet lidhur me ushtrimin e dhunës ndaj të paraburgosurve nga Kosova dhe Maqedonia të cilët po mbahen në burgun e Shutkës sa vinë e shtohen.

Mësohet se që nga arrestimi i tyre prej datës 9 maj e deri më tani ndaj tyre është duke u ushtruar dhunë nga autoritet maqedonase.

Familjar të se burgosurve kanë thënë për Indeksonline se gjendja e të arrestuarve në burgun e Shtukës është e keqe.
Madje disa prej tyre janë maltretuar për arsyet më banale, për mosnjohjen e gjuhës maqedonase.

“Familjarët tanë janë maltretuar në mënyrën ma brutale të mundshme. Bile ata janë rrahur vetëm se nuk kanë ditur maqedonisht”, kanë thënë familjarët e dy nga të arrestuarve në konfliktin e Kumanovës.

Jozyrtarisht mësohet se shumica e të arrestuarve kanë plagë nëpër tërë trupin për shkak të brutalitetit policor, madje mësohet se nuk trajtohen as nga mjekët e burgut dhe të spitaleve të Maqedonisë.

Një burim brenda burgut thotë për mediat në Maqedoni se shumica e të paraburgosurve janë keqtrajtuar në mënyrë ç’njerëzore dhe mezi konsumojnë ushqimin për shkak të shëndetit të dobët.

Për të fshehur brutalitetin policor, udhëheqësja e Burgut të Shutkës nuk i lejon Avokatit të Popullit, Ixhet Memetit që të vizitoj të paraburgosurit shqiptar që ishin të përfshirë në përleshjen e armatosur në Kumanovë. Madje edhe disa familjar nga Kosova dhe Maqedonia kanë vështirësi të madhe të vizitojnë të afërmit e tyre.

Avokatët mbrojtës të të paraburgosurve kanë konfirmuar disa herë se të paraburgosurit shqiptar janë torturuar nga policia maqedonedonase, madje njëri e ka të thyer nofullën dhe nuk kanë trajtim mjekësor.

Është paralajmëruar një vizitë në këtë burg së shpejti ngaKryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat