Gashi i kundërpërgjigjet eurodeputetit slloven: Rrobat e ndyra nuk ua pastrojmë ne!

Lajme

Gashi i kundërpërgjigjet eurodeputetit slloven: Rrobat e ndyra nuk ua pastrojmë ne!

Nga: N.Sh. Më: 25 maj 2015 Në ora: 15:12

Deklaratës së eurodeputetit slloven dhe raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Ivo Vajgl, ku tha se "xhihadi" dhe "Shqipëria e Madhe" qëndrojnë pas masakrës së Kumanovës i është kundërpërgjigj publicisti Lirim Gashi.

Gashi në një prononcim për gazetën “Bota sot” thotë se eurodeputeti slloven i akredituar për analizën e gjendjes në Maqedoni i jep qëllimshëm konotacion fundamentalist viktimave të Kumanovës.

“I nderuar zotëri. Ne ndoshta jemi naiv, por jo aq sa pakurrizorët. Nëse mendoni që dinjiteti ynë është i përshtatshëm për tu dhunuar sipas tekeve të djallit atëherë mos u habitni nëse problemet që mund të zgjidhën në tavolinë me dialog, kalojnë në duart e njerëzve të malit.

Rrobat që i keni ndyrë vetë mos shpresoni që do t’i pastrojmë ne, sepse na mjaftojnë tonat, prandaj mos na mundoni shpirtin për çdo ditë me një shpifje të re. Nëse do të jemi të detyruar që t’i pastrojmë rrobat tuaja të ndyra, atëherë zgjidhja e problemeve do të kaloj nga shoqëria te natyra”, potencon Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat