Vuçiq – Nikoliqit: Serbia, kurrë më në Skenderaj e Drenas

Lajme

Vuçiq – Nikoliqit: Serbia, kurrë më në Skenderaj e Drenas

Më: 25 maj 2015 Në ora: 13:23

Kështu ka thënë kryeministri serb Aleksandar Vuciq derisa ka komentuar platformën e presidentit Tomislav Nikoliq për “Kosovën dhe Metohinë”. Ky kthim, sipas tij, nuk do të ndodh, për shkak të politikave të këqija të Beogradit në periudhën e mëhershme.

Serbia nuk do të mund të kthejë institucionet e veta në shumicën e qyteteve të Kosovës, prandaj, duhet patur kujdes me çfarëdo platforme që bëhet për atë të cilën Beogradi e quan “krahinë të saj jugore”.

Këto komente i ka bërë kryeministri serb, Aleksandar Vuciq, të dielën, për B92, duke komentuar planin e presidentit Tomislav Nikoliq për Kosovën. Ai bëri të ditur që për këtë çështje, do të duhet të merret parasysh edhe qëndrimi i Perëndimit.

Vuciq tha se një ditë do të flasë gjerë e shtruar me shefin e shtetit të tij.

“Do të ulemi dhe do të bisedojmë për të parë nëse ka dicka reale që mund të bëhet dhe më pas do t’u tregojmë të gjithëve”, tha kryeministri serb.

“Qëndrimi i Perëndimit duhet të diskutohet po ashtu, që është diçka ekstremisht e kundërt me atë që thotë kjo platformë (e Nikoliqit). Nuk është reale të pritet që Serbia të ketë institucione në Srbicë (Skenderaj), Gllogovc (Drenas) dhe Urosevac (Ferizaj). Kjo për shkak të politikave të këqija në periudhën e mëhershme”.

Vuçiq tha nuk është në konflikt me presidentin, ndërsa la të kuptohet që beson se Nikoliq “e dëshiron vazhdimin e rrugës evropiane të Serbisë”. Ai po ashtu tha se është i bindur që kryetari e di sa të vështira janë negociatat për Kosovën në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat