Lufta speciale sllavo-ortodokse kundër shqiptarëve në Ballkan!

Lajme

Lufta speciale sllavo-ortodokse kundër shqiptarëve në Ballkan!

Më: 25 maj 2015 Në ora: 11:13

Ngjarjet në Maqedoni, veçanërisht lufta e Kumanovës zbardhën edhe njëherë aleancat e vjetra antishqiptare, më saktë fuqitë e errëta, si të dilnin nga Hadi.
Në një proces të komplikuar të agjenturave të ndryshme të përfshira në krijimin e luftës së Kumanovës, që rezultoi me vrasjen e 10 luftëtarëve shqiptarë, dhe tetë policëve maqedonas, dy nga të cilët shqiptarë, vazhdon të operohet mbi këtë ngjarje të trishtë që kulmoi edhe me shkatërrimin e një lagjeje shqiptare, 68 shtëpi.
Lufta e Kumanovës është vetëm njëra prej nyjave, që do të gjeneronin reagime dhe do të impulsonin skenare të reja nga më të ndryshmet, të boshtit sllavo-ortodoks, dhe reagimet filluan të ndodhin në mënyrë sinkronike. E para reagoi Serbia, dhe madje ende e ka në agjendë që në vizitën në Shqipëri të kryeministrit të saj Alekander Vuçiq, ta bëjë veten si partner me Shqipërinë për zgjidhjen e krizës së Maqedonisë?
Pra, Serbia po lufton që me çdo kusht të bëhet faktor i barabartë me dy shtetet shqiptare, Shqipërinë dhe Kosovën, për përcaktimin e fatit të Maqedonisë, pavarësisht që nuk ka asnjë argument, asnjë interes të mirëfilltë nacional apo shtetëror, përveç se për qëllime ekspansioniste, të zgjerimit territorial dhe zgjerimit të ndikimi politik dhe diplomatik. Ndërkohë, që është më e papranueshmja, se deri Shqipëria të paktën ka bërë disa deklarime mjaft pozitive, në Kosovë, institucionet heshtin, dhe madje ende luftojnë që ti japin karakter negativ luftës së Kumanovës, për arsye që nuk dihen dhe nuk kuptohen.
Ndërkohë, pas një fryme të re politike në Shqipëri, të paktën në retorikë, si kërcënimi i kryeministri Edi Rama që Maqedonia nuk mund të hyjë në NATO pa zgjidhjen e krizës me shqiptarët, është rritur agresiviteti i Greqisë, e cila ka nisur luftë të fuqishme propagandistike kundër Shqipërisë, dhe sigurisht edhe diplomatike, pas marrëdhëniet me publikun dhe diplomacia, sot janë si mishi me thoin. Hidhen akuzat në media dhe mbi to fillon trysnia diplomatike. Kështu u përfshi edhe Komisioni Evropian, nëpërmjet zëdhënëses Maja Kocijançiq, e cila u bën thirrje palëve për marrëveshje.
Por, pyetja është se kush me kë nuk po merret vesh dhe për çka? Pse u dashka Shqipëria të merret vesh me Greqinë? T’ia fal asaj tokën e vet, territorin ujor e ajror!? Kush ka të drejtë për një arbitrim të tillë, që palët të merren vesh?! Nesër edhe halli i Maqedonisë dhe Malit të Zi, mund të hap një pretendim ekspansionist për ujërat, dhe çfarë Shqipëria u dashka të merret vesh me palët? Shqipëria nuk është krijuar sot shtet, kufijtë e saj janë përcaktuar një shekull më parë, në dëm të Shqipërisë dhe me forcën ndërkombëtare europiane. Po ashtu çështja e kufijve nuk është një çështje e lënë pezull nga Lufta e Dytë Botërore, përkundrazi, ajo është e zgjidhur! Greqia duhet të tregojë se në çfarë mënyre ka provuar të përvetësojë territoret shqiptare dhe si ka manipuluar me faktet. Ajo duhet të jap llogari, jo të jetë palë, e nderuar Kocijançiq, që edhe ashtu jeni e njohur për antipatinë ndaj shqiptarëve!
Dhe në gjithë këtë vorbull ngjarjesh me rol të veçantë është Rusia, si ama e ortodoksizmit, e cila përveç klubin e shteteve sllave e përfshin edhe Greqinë, për shkak të fesë-shtet. Kështu që shqiptarët nuk gjenden vetëm kundër fqinjëve, por edhe kundër një superfuqie, prej më të tmerrshmeve që kanë ekzistuar, viktimat e së cilës janë qindra miliona njerëz të pambrojtur! I. M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat