Alarmante! Të arrestuarit në Kumanovë po keqtrajtohen në mënyrë çnjerëzore!

Lajme

Alarmante! Të arrestuarit në Kumanovë po keqtrajtohen në mënyrë çnjerëzore!

Më: 25 maj 2015 Në ora: 10:59

Gjendja në Burgun e Shutkës në Shkup vazhdon të jetë alarmante. Të paraburgosurit shqiptar nga Kosova dhe Maqedonia kanë shëndet të dobët.

Shumica prej tyre jozyrtarisht mësohet se kanë plagë nëpër tërë trupin për shkak të brutalitetit policor, madje mësohet se nuk trajtohen as nga mjekët e burgut dhe të spitaleve të Maqedonisë.

Një burim për Zhurnal bënë të ditur se shumica e të paraburgosurve janë keqtrajtuar në mënyr c’njerzore dhe mezi konsumojnë ushqimin për shkak të shëndetit të dobët.

Për të fshehur brutalitetin policor, udhëheqësia e Burgut të Shutkës nuk i lejon Avokatit të Popullit, Ixhet Memetit që të vizitoj të paraburgosurit shqiptar që ishin të përfshir në përleshjen e armatosur në Kumanovë.
Madje edhe disa familjar nga Kosova dhe Maqedonia kanë vështirësi të madhe të vizitojnë të afërmit e tyre në burgun e Shutkës në Shkup.

Deri sa autoritetet maqedonase blejnë kohë dhe pengojnë vizitën e të paraburgosurve shqiptar, qeveria e Kosovës dhe faktori ndërkombëtar është i pafuqishëm që të ndihmoj për tu respektuar të drejtat dhe lirit e të burgosurve nga torrturat.
Është paralajmëruar një vizitë në këtë burg së shpejti nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Ndryshe, avokatët mbrojtës të të paraburgosurve kanë konfirmuar disa herë se të paraburgosurit shqiptar janë torrturuar nga policia maqedonedonase, madje njëri e ka të thyer nofullën dhe nuk kanë trajtim mjekësor.

OSBE-ja, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës duhe t’i bëj presion qeverisë së Maqedonisë që të respektohen lirit dhe të drejtat e të paraburgsurve të cilët dyshohen për vepër penale.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një djal nga Kumanova që ka punuar si berber i lagjes dhe gjithë fqinjët e tij e kanë njohur për njeri të ndershëm, familjar dhe jo problematik.

Zhurnal mëson se ekzistojnë dyshime se edhe njerëz të pafajshëm gjenden në mesin e të paraburgosurve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat