Zvicra do të dërgojë më shumë ushtare femra në Kosovë

Lajme

Zvicra do të dërgojë më shumë ushtare femra në Kosovë

Më: 24 maj 2015 Në ora: 23:17

Ushtria zvicerane po u bënë thirrje femrave në këtë shtet që të aplikojnë për t’u dërguar në misionin e saj në Kosovë. Ata thonë se nuk ka rëndësi nëse ato kanë trajnim ushtarak apo jo.
Zvicra në kuadër të forcave të NATO-s në Kosovë aktualisht ka 235 anëtarë. Por në mesin e tyre janë vetëm 26 femra, që përbëjnë vetëm 11 për qind.
Sipas medieve në Zvicër, për të rritur këtë numër, ushtria zvicerane ka filluar një fushatë marketingu ku u bënë thirrje femrave që të rekrutohen për këtë mision, transmeton lajmi.net.
“Femrat shpesh luajnë një rol shumë të rëndësishëm në operacionet paqësore”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e ushtrisë zvicerane, adresuar femrave të këtij vendi.
Zyra Federale për Mundësi të Barabarta thotë se mirëpret kërkesën e Ushtrisë për t’u dhënë forl më të madh femrave edhe në këtë fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat