Kumanovë, guri im i bardhë ! (Beg Rizës)

Lajme

Kumanovë, guri im i bardhë ! (Beg Rizës)

Nga: Shkruar nga Çun Lajçi Më: 24 maj 2015 Në ora: 20:20

Vershuan pas teje gurët e bardhë
Lumi u shtjerr e ti ujë s’pive
Atëherë shiu gurgullimë u lëshue
Shqiponjat hapën krahët e kroni rrjedhi
Buzëve tua të etshme për tokën e lirë
Kumanova t’erdhi prapa e Ilirida qau
Për gjakun tënd derdhur n’altar
Ti Beg qeshe e vetullat i mblodhe
Hark mbi lagjën e trimave e the:
Mos ma prekni Kumanovën ajo s’ka faj
Për gjakun tim,gjirin e shterri për neve
Gërmadhë u bë e armikut i doli përballë
Mos ma prekni se mallkon Dukagjini
Kumanovën dy herë e pata babë!
Gllogjan 24 Maj 2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat