Historia e 20-vjeçarit nga Kosova, që u bë kamikaz i ISIS

Lajme

Historia e 20-vjeçarit nga Kosova, që u bë kamikaz i ISIS

Më: 24 maj 2015 Në ora: 19:08

Fatlum Shalaku 20 vjeç, një shqiptar i Kosovës me banim në Londër, ka humbur jetën në një sulm kamikaz në qytetin Ramadi të Irakut, njofton gazeta prestigjioze britanike “The Sunday Times” e Londrës.

Në mars të po këtij viti thuhet se edhe vëllai i tij, Flamur Shalaku 23 vjeç ka humbur jetën duke luftuar për ISIS në Irak. Fatlum Shalaku mendohet se ka humbur jetën si kamikaz me autobombë në betejën e fundit të ISIS në Ramadi. Ai ishte njëri ndër gjashtë xhihadistët britanik që vijnë nga një shkollë mjaft e mirë dhe e preferuar në Londrën perëndimore.

Si student të shkollës shtetërore “Holland Park School”, Fatlumi njihej si njeri që merrej me ‘bodybuilding’. Miqtë dhe fqinjët thonë se vëllezërit kanë udhëtuar në Siri në vitin 2013 pasi ishin radikalizuar. Ata i kishin thënë prindërve se po shkonin në rajon për të punuar si punonjës humanitar, njofton “The Sunday Times”.

Shkolla ku ata ishin student është hapur më 1958 dhe cilësohet si njëra nga shkollat më të mira në Londër, ku politikan të njohur laburist, gazetarë të “The Guardian” apo BBC kanë çuar fëmijët e tyre për studime.

Fqinjët e xhihadistëve Shalaku që banonin në një ndërtesë 20-katëshe të financuar nga pushteti lokal, thonë se ata vinin nga një familje laike, ndërsa ishte vëllai i madh ai që u radikalizua i pari, për t’u pasuar nga Fatlumi 20-vjeçar.

Një tjetër burim, tha se pas mbarimit të shkollës, Fatlum filloi të studionte për arkitekturë në Universitetin e Greenwich-ut në Londër, në të njëjtin universitet ku studionte njëri nga vrasësit e ushtarit britanik në vitin 2013, që u masakrua me thikë në rrugët e Londrës. / Top Channel

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat