Sulmohen me armë veturat e EULEX-it në Leposaviq

Lajme

Sulmohen me armë veturat e EULEX-it në Leposaviq

Më: 24 maj 2015 Në ora: 18:22

Dy automjete të EULEX-it janë qëlluar me armë zjarri në Leposaviq në Veri të Kosovës.

Lajmin për incidentin e ka konfirmuar zëdhënësja e EULEX-it, Besa Domi, transmeton Klan Kosova.

Ajo ka thënë se sulmi ka ndodhur rreth orës 14:00, mirëpo sipas sajë ende nuk dihet arsyeja dhe me çka është ekzekutuar sulmi.

Ndërkohë për t’u marr me rastin në vend të ngjarjes kanë dal forca të mëdha të Policisë së Kosovës, KFOR-it e EULEX.

Në të njëjtin aks rrugorë dy vite më parë është vrarë edhe një pjesëtar lituanez i EULEX-it, ndërsa deri me tani kjo vrasje ende nuk është zbardhur.

Të lënduar nga të shtënët nuk ka pasur.

Automjeti mbi të cilat u qëllua ishin të blinduara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat