A do të ketë dorëheqje në AKI dhe MPB, lidhur me Kumanovën?

Lajme

A do të ketë dorëheqje në AKI dhe MPB, lidhur me Kumanovën?

Më: 24 maj 2015 Në ora: 12:21

Në pyetjen se sa kanë përgjegjësi zyrtarët dhe institucionet kosovare lidhur me mosreagimin me kohë rreth tragjedisë së Kumanovës, analisti Dardan Velija, përgjigjet për Argumentplus: Personat përgjegjës nga Ministria e Br. dhe Agjencia e Inteligjencës do të duhej të jepnin dorëheqje. Edhe nëse se kanë ditur e edhe nëse e kanë ditur. Tanimë mund të supozohet me probabilitet të lartë që djemtë janë manipuluar nga agjentura të huaja. Nëse institucionet e Kosovës e kanë ditur çfarë po zihet dhe nuk e kanë parandaluar, do të duhej të ndiqeshin penalisht. Kjo ngjarje ka shkatërruar dhjetëra jetë njerëzish dhe e ka dëmtuar rendë imazhin e vendit dhe stabilitetin e rajonit.

Nëse institucionet e Kosovës kanë evidencë që personeli publik nga Maqedonia janë angazhuar në orkestrimin e kësaj tragjedie, ato do të duhej të ngrisnin menjëherë padi penale për të gjithë të implikuarit deri në krye.

Institucionet e Kosovës nuk duhet të lejojnë që shtetasit tanë të përdoren si mish për top për lojëra të brendshme politike të shteteve të tjera.

Nëse institucionet kosovare e dinë çfarë ka ndodhur, duhet të informojnë publikun dhe të paralajmërojnë qytetarët. Nëse nuk e dinë, duhet të kërkojnë përkrahje ndërkombëtare dhe të bëjnë presion Maqedonisë për sqarim të plotë të asaj çfarë ka ndodhur.

Nëse institucionet e Kosovës e dinë çfarë ka ndodhur, duhet të informojnë publikun dhe të paralajmërojnë qytetarët. Nëse nuk e dinë, duhet të kërkojnë përkrahje ndërkombëtare dhe të bëjnë presion Maqedonisë për sqarim të plotë të asaj çfarë ka ndodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat