Tërnava: Çrregullim i situatës së sigurisë në Maqedoni është edhe çrregullim për Kosovën

Lajme

Tërnava: Çrregullim i situatës së sigurisë në Maqedoni është edhe çrregullim për Kosovën

Më: 24 maj 2015 Në ora: 12:07

Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, vlerëson se në situata kur Kosova është e kufizuar me shtete që në të dy anët e tyre gjinden shqiptaret, çdo çrregullim i situatës së sigurisë në njërën anë është edhe çrregullim për të tjetrën anë.

“Pavarësisht se për cilin shtet bëhet fjala, sepse në shtetin Maqedonas sikur në rastin konkret një vi formale që i ndan një popull në këtë rast shqiptar e ku dihet se lidhjet farefisnore, familjare gjinden në te dy pjesët e dyja shteteve. Sa i përket veriut të Mitrovicës, fatlumsisht se garanci për çështjen e sigurisë janë Amerika me BE - NATO-n. Duhet të bëhet një analizë e thuket prej njerëzve kompetent të policisë së Kosovës dhe AKI dhe të vihet deri te konstatimi se kush ka gisht në ngjarjet në Kumanove”, thotë Tërnava për “Bota sot”.

Sipas tij nëse në ngjarjet në Maqedoni është e përfshirë Serbia, që ka më pak gjasa atëherë duhet të shtohet vëmendja, dhe gatishmëria në veriun e vendit.

“Mendoj se deri më tani jemi të bindur se qeveria e Grujevskit nuk i ka bërë matematikat e sakta dhe nuk ka me i dal llogaria që ka paraparë ai prandaj jemi të bindur se kjo ndodhi nuk është e rastësishme por e planifikuar . Mendoj se prapë se prapë qeveria e Shkupit do të del humbësja më e madhe për këtë çfarë ka ndërmarrë në mënyrë fatale për banorët e Kumanovës të cilët aspak nuk kanë pasur faj në këto ndodhi”, potencon ai.

Sipas tij, qeveria Grujevski ka mundur që këtë aksion luftarak të bënte në tjetër mënyrë me më pak pasoja, duke i ruajtur banorët e kësaj lagje të Kumanovës ku tani ka me dhjetra te vrare dhe të lënduar.

“Përkundrazi qeveria Grujevski ka mundur, edhe po të ishte ndonjë grup i rebeluar apo grup i ashtuquajtur "gueril apo ushtarak" këtë aksion luftarak të bënte në tjetër mënyrë me më pak pasoja duke i ruajtur banoret e kësaj lagje te Kumanoves ku tani ka me dhjetra te vrare dhe të lënduar. Maqedonia po del që me këtë mënyrë ka bërë gjenocid ndaj popullit të vet të pafajshëm. Është e kuptueshme se të gjitha shtetet që gjinden të kufizuara me shtetin e Maqedonisë në këto situata, ta ngritin nivelin e sigurisë në shtetet e veta. Edhe Kosova siç u informuam mes mjeteve te informimit e ka bërë këtë duke derguar njësit ROSU në kufi”, thekson Tërnava.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat