Maloku: Vetëm AKI-ja dhe të mbijetuarit mund ta zbardhin të vërtetën e Kumanovës

Lajme

Maloku: Vetëm AKI-ja dhe të mbijetuarit mund ta zbardhin të vërtetën e Kumanovës

Nga: N.Sh. Më: 24 maj 2015 Në ora: 11:58

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku, potencon se, për momentin krejt çka po shkruhet dhe flitet për incidentin e Kumanovës janë vetëm spekulime të cilat edhe munden me e mjegullua të vërtetën.

“Është me shumë rendësi se AKI-ja ka pasë informacione dhe cilat gjë që Kumanova nuk është përgatitë, me siguri, për dy a tri ditë, por me javë të tëra. Sa ka qenë AKI në gjendje që t’i përcjellë përgatitjet dhe çfarë pista ajo ka identifikua që qojnë në motivet dhe porositësit apo ata që kanë qenë të interesuar që kjo të ndodhë. Pra janë dy burime nga të cilat, dhe vetëm nga të cilat, mundë të ndihmojnë në zbardhjen e të vërtetës për rastin e ato burime janë AKI-ja dhe deklarimi i të mbijetuarve, pra ata që janë sot të arrestuar a kanë qenë pjesë e grupit. Unë flas për burime të cilave ne mundë të ju besojmë për arsye se shërbime të ndryshme tani edhe plasojnë "informata" të ndryshme me qëllim të mbulimit të së vërtetës”, thotë Maloku për gazetën “Bota sot”.

Eksperti i sigurisë thekson se, mirë është që edhe Kosova të kërkon hetim ndërkombëtar, më tepër për të shfajësuar shtetin tonë se edhe të zbardhet e vërteta për opinionin.

“E them këtë, sepse jam i bindur që edhe pas përfundimit të atij hetimi, nëse ndodhë, opinioni i gjerë nuk ka me qenë i informuar saktë, por se paku faktorët e fuqishëm ndërkombëtar e gjejnë të vërteten. Jam i bindur që Kosova zyrtare dhe as Shqipëria zyrtare nuk kanë qenë dhe nuk janë të interesuara për destabilizimin e Maqedonisë dhe ky hetim kishte me qenë shumë i mirëseardhur për këtë fakt, pra që të argumentohet me fakte që këto dy shtete, në veçanti Kosova, nuk kanë gisht në këtë skenar”, thotë Naim Maloku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat