Matoshi po i mban leksione atdhetarie Anton Qunit! Vaj medet!

Lajme

Matoshi po i mban leksione atdhetarie Anton Qunit! Vaj medet!

Më: 24 maj 2015 Në ora: 11:30

Halil Matoshi po i mban leksione atdhetarie Anton Qunit! Vaj medet kjo punë. Halil Matoshi po del se i njeh edhe teoritë ushtarake më mirë se sa kolonel Anton Quni, i cili jo vetëm ka qenë njëri prej udhëheqësve kryesor në betejën e Koshares, por madje ka arritur të fitojë betejat vendimtare në Koshare me armikun serb. E për pasojë të luftës ai i ka sot plagët në fytyrë. Kjo nuk do të thotë që edhe Halili për të qenë patriot duhet të ketë plagë, nëse e ndjekim logjikën krahasimtare të qasjes së menduar nga ky publicist.
Por, ndoshta edhe Halili po shkruan tashmë për tu bërë pjesë e citimeve në mediat online nëpërmjet statuseve në rrjetet sociale. Por, beteja në rrjetet sociale dhe në luftëra nuk është aspak e ngjashme, dhe aq më pak të ketë shenja barazie.
T’i dalësh në mbrojtje atyre që janë vrarë në një luftë trishtuese, ku një ushtri e tërë është vënë kundër një grupi shqiptarësh, nuk është mungesë patriotizmi. Nëse pushteti sllavo-maqedon e kishte seriozisht me këtë grup shqiptarësh, atëherë do të duhej që ti kapte të gjallë, në fakt edhe ashtu i kapi thuaja shumicën prej tyre, por i ekzekutoi pa gjyq. Pra, nuk dëshironte as drejtësi dhe as zbardhje të së vërtetës, as të Kumanovës.
Vetë ekzekutimi pa gjyq nga shteti, e bën përgjegjës shtetin dhe pushtetarët për vendimet arbitrare në dëm të jetës njerëzore dhe shtetit juridik.
Andaj Halili është i tejlajthitur nga ndjenja e tij e kosovarizmit, që për të dhe ‘filozofinë’ e tij, është punë e brendshme e Maqedonisë se [farë ndodh atje, dhe aq më tepër që me shqiptarët në Maqedoni nuk na lidh asgjë, pasi ne jemi, ‘kosovar’, një komb tjetër! I. M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat