Xhihadistët planifikuan vrasjen e kryetarit të Gjermanisë

Lajme

Xhihadistët planifikuan vrasjen e kryetarit të Gjermanisë

Më: 24 maj 2015 Në ora: 11:10

Autoritetet zvicerane po zhvillojnë hetime për komplotin e islamikëve radikalë të ndërlidhur me “Shtetin islamik” plani i të cilëve ka qenë vrasja e kryetarit gjerman Joachim Gauck.

Autoritetet zvicerane po zhvillojnë hetime për komplotin e islamikëve radikalë të ndërlidhur me “Shtetin islamik” plani i të cilëve ka qenë vrasja e kryetarit gjerman Joachim Gauck.

Zyrtarë zviceranë kanë akuzuar 27 vjeçin Osama M. të ketë përgatitur sulmin terrorist me eksploziv e me gazra helmues, ndërsa shënjestra e tij kryesore ka qenë kryetari gjerman.

Osama M. ka thënë se kishin përgatitur komplotin e shënjestër ka qenë rezidenca e kryetarit gjerman në Berlin. Pos kësaj, i dyshimti kishte plane për sulme edhe në spitalin ushtarak gjerman.

Hetuesit dyshojnë se i akuzuari ishte përpjekur të organizojë celulën terroriste brenda në Zvicër.
I dyshimti, i cili u arrestua në marsin e vitit 2014 në Beringen, në Zvicrën veriore, veten e quan “luftëtar i njohur dhe i ndershëm” nga grupi terrorist “Shteti Islamik”.

Besohet se ai ka pasur kontakte në Siri, Austri, Gjermani dhe Britani të Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat