​Beg Rizaj varroset sot në Gllogjan

Lajme

​Beg Rizaj varroset sot në Gllogjan

Më: 24 maj 2015 Në ora: 08:32

Beg Rizaj, i cili u vra në konfliktin e fundit në Kumanovë të Maqedonisë do të varroset sot në Gllogjan të Deçanit.

Kështu u vendos dy ditë më parë nga këshilli organizativ për këtë ceremoni.

Ceremonia e varrimit do të fillojë me homazhe pranë arkivolit në hollin e Pallatit të Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan në orën 12:00.

Në orën 14:00 mbahet tubim mortor në sheshin e Deçanit. Në orën 15:00 bëhet nisja e kortezhit funeral nga Qendra e Deçanit për në Kompleksin Memorial në Gllogjan, ndërsa në orën 16:00, bëhet ceremonia e varrimit në kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat