Mos e ndani Begun nga shokët e tij të rënë në Kumanovë!

Lajme

Mos e ndani Begun nga shokët e tij të rënë në Kumanovë!

Më: 23 maj 2015 Në ora: 22:55

Varrimi i heroit të Betejës së Kumanovës, Beg Rizaj në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan të Deçanit, është konfirmuar edhe nga Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së varrimit të eprorit Rizaj.
Kjo u bë e ditur pas një takimi që Këshilli Organizativ ka mbajtur sot. Sipas njoftimit, varrimi i Rizajt në Gllogjan bëhet nesër (e diel) dhe ka ardhur me vullnetin dhe vendimin e familjes dhe bashkëluftëtarëve nga Njësia “Shqiponjat e Zeza”.
Në anën tjetër, 8 shokët e Begut që ranë bashkë në betejën e Kumanovës, do të varrosen në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë të martën.
Kjo do të thotë se shokët po ndahen të vdekur, gjë që ka shkaktuar edhe reagime të shumta, mirëpo duhet të respektohet dëshira e familjarëve dhe bashkëluftëtarëve.
Sigurisht se varrosja e Begut bashkë me shokët tjerë në Prishtinë do të ishte edhe pozitive pasi që aty mund të ngritje edhe një përmendoreve për të gjithë, prandaj vendimi për ta varrosur në Gllogjan mund të konsiderohet edhe i ngutshëm.
Ndryshe, Beg Rizaj ka qenë epror i Njësisë Speciale “Shqiponjat e Zeza” të UÇK-së të Zonës Operative të Dukagjinit, njëherësh një nga luftëtarët dhe eprorët më të dalluar të tri ushtrive çlirimtare,

Agjenda e ceremonisë së varrimit:

12:00 – 13:30 – bëhen homazhe pranë arkivolit në hollin e Pallatit të Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan.
14:00 – Tubimi mortor në Sheshin e Deçanit.
15:00 – Nisja e kortezhit funeral nga Qendra e Deçanit për në Kompleksin Memorial në Gllogjan.
16:00 – Ceremonia e varrimit në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat