Të konsiderohen dëshmorë edhe 150 patriotët që u vranë para vitit 1990 (Video)

Lajme

Të konsiderohen dëshmorë edhe 150 patriotët që u vranë para vitit 1990 (Video)

Më: 23 maj 2015 Në ora: 20:52

Në pranverën e vitit 1981 u organizua një protestë nga studentët.

Pjesë e saj ishte edhe Afrim Abazi, i cili u vra nga regjimi i atëhershëm.

Tash 34 vjet më vonë, vëllau i tij Fatoni tregon për ditën kur e humbi vëllanë, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij, institucionet nuk po bëjnë asgjë për vëllanë e për gjithë dëshmorët e tjerë të 1981-ës.

Familjarët e 150 të vrarëve në periudhën 1981-1987 janë shumë të indinjuar pse këtyre të vrarëve nuk iu është njohur statusi i dëshmorit dhe heroit të kombit.

Të shtunën ata e patën një takim në të cilin u zotuan se nëse kërkesat e tyre nuk realizohen, do të vazhdojnë me forma të ndryshme të protestojnë deri në implementimin e ligjit në tërësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat