Ndaj 5 lufëtarëve bëhet autopsia, nesër vazhdon për të tjerët

Lajme

Ndaj 5 lufëtarëve bëhet autopsia, nesër vazhdon për të tjerët

Më: 23 maj 2015 Në ora: 20:47

​Para disa çastesh, në Prishtinë, përfundoi autopsia në trupat e pesë luftëtarëve të rënë në betejën e Kumanovës, më 9 e 10 maj. Ekspertiza është bërë për Beg Rizajn, Xhafer Zymerajn, Arben Rexhajn, Samid Kastriotin dhe Valon Kabashin.
Këtë lajm për “Zërin” e konfirmoi eksperti i mjekësisë ligjore dr. Arsim Gërxhaliu. Për nesër (24 maj) është paraparë të bëhet autopsia për Mirsad Ndrecajn, Turgai Gashin, Hysen Rushitin dhe Fatlum Vishesellën.

Ekspertiza ishte paraparë të kryhet për të gjithë luftëtarët gjatë ditës së sotme, por ajo u ndërpre për të vazhduar nesër. Shkaqet e shtyerjes ishin të natyrës objektive. Varrimi i Beg Rizajt është paraparë të bëhet të dielën, në orën 16:00, në varrezat e dëshmorëve në Glloxhan të Deçanit, ndërsa varrimi i tetë luftetarëve të tjerë në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, të martën, në orën 17:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat