Shteti nuk ka të drejtë të ekzekutojë të arrestuar

Lajme

Shteti nuk ka të drejtë të ekzekutojë të arrestuar

Më: 23 maj 2015 Në ora: 19:10

Sa më tepër ditë kalojnë nga rasti Kumanovës aq më shumë hapen dilemat mbi rolin e organeve kompetente dhe politikës së qeverisë aktuale.

Eksperti i çështjeve juridike, Osman Kadriu për gazeta “Lajm” thotë se shteti i Maqedonisë për rastin e Kumanovës bart tre përgjegjësi.

“E para është përgjegjësi penale, grupi i armatosur ekzekutohen me nofkën ‘terroristë’, ndërkaq nuk kanë ushtruar veprën e terrorizmit apo ndonjë vepër të rëndë. Shteti, Qeveria e kanë ditur se ku qëndrojnë grupi i armatosur- këtë e kanë ditur edhe politikanët. Si mund ata të sjellin vendim për ekzekutimin e tyre nëse nuk marrin masa paraprakisht?! Kjo paraqet problem të madh për shtetin. Përgjegjësia e dytë është përgjegjësia politike, që ka të bëjë me urdhërin e politikanëve për ekzekutimin e grupit. Dhe e treta, përgjegjësia civile që ka të bëjë me kompensimin material dhe jo material të banorëve të “lagjes së trimave”, ka thënë për “Lajm” Kadriu.

Sa më tepër ditë kalojnë nga rasti Kumanovës aq më shumë hapen dilemat mbi rolin e organeve kompetente dhe politikës së qeverisë aktuale.

Pas pranimit të trupave nga ana e organeve të Kosovës dhe familjarëve, në Prishtinë trupat do të dërgohen edhe në mjekësinë ligjore për një ekzaminim të ri. Pas kësaj, nëse dëshmohet viktimat janë ekzekutuar pas arrestimit ekziston hapësirë për ta paditur Maqedoninë për ekzekutimin e shqiptarëve pa gjyq. Këtë për “Lajm” e konfirmon edhe Osman Kadriu.

“Po ekziston, është tejkalim i kompetencave dhe autorizimit që të ekzekutohen anëtarët e grupit, sidomos kur ka mundësi dhe mënyra tjera”, ka theksuar Kadriu.

Shqiptarët duhet ta padisin Maqedoninë, pas përfundimit të obduksionit të 10 ushtarëve të vrarë, për vrasjen e njerëzve me paragjykim. Të sulmosh me tërë arsenalin ushtarak, policor nga toka dhe nga ajri, pa pretenduar të japësh as llogarinë më të vogël, kjo nuk mund të kalojë në shekullin e 21-të, të vrasësh shqiptarë sa të duash dhe sa herë të duash, vetëm e vetëm që të arrish projekte të caktuara politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat