Balla: Pjesëmarrja e Kosovës në SEECP, një arritje e madhe

Lajme

Balla: Pjesëmarrja e Kosovës në SEECP, një arritje e madhe

Më: 23 maj 2015 Në ora: 17:54

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla përshëndeti sot futjen e Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të SEECP.

Ai deklaroi se kjo është një arritje e madhe për shqiptarët.

Balla tha se Kosova tashmë është anëtare me të drejta të plotë në këtë asamble dhe kjo përbën një arritje të madhe edhe për Shqipërinë.

“E mbyllim presidencën me arritjen e rëndësishme si përfaqësimi dhe pjesëmarrja e Prishtinës në të gjitha takimet e këtij niveli. Urime Parlamentit të Kosovës! Urime të gjithë shqiptarëve”, theksoi Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat