Politikanët shqiptarë denigruan shqiptarin, aq sa ta duan Zaevin: Ja grafitet e Shkupit - si dëshmi (Foto)

Lajme

Politikanët shqiptarë denigruan shqiptarin, aq sa ta duan Zaevin: Ja grafitet e Shkupit - si dëshmi (Foto)

Më: 23 maj 2015 Në ora: 17:34

Grafite në gjuhën shqipe, me mesazhe për liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, janë shfaqur në qytetin e Shkupit.
“Të dua Zaev” dhe “Zaev për Kryeministër” është përmbajtja e mbishkrimeve të shkruara në gjuhën shqipe.

Mesazhet e tilla pro liderit të LSDM-së vijnë pas paraqitjes së tij në televizion të Kosovës, ku ai tregoi pikëpamjet dhe pozicionet e tij në të ardhmen. Në një intervistë për televizionin e Kosovës, Zaev premtoi futjen e gjuhës shqipe si gjuhë të detyrueshme në kopshte, në shkollat fillore dhe shkollat e mesme, transmeton TetovaSot.

Mbishkrimet e mesazheve në gjuhën shqipe pro Zaevit vijnë edhe pas vizitës së tij në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat