Meta-Veseli: Arritje historike, Kosova me të drejta të barabarta në SEEPC

Lajme

Meta-Veseli: Arritje historike, Kosova me të drejta të barabarta në SEEPC

Më: 23 maj 2015 Në ora: 15:15

Në përfundim të Samitit të SEEPC-së që zhvillohej në Tiranë kryeparlamentari Meta i shoqëruar nga Kreu i Kuvendit të Kosovës bënë me dije se është arritur që Kosova të jetë anëtare e barabartë me shtetet e tjera dhe do marrë pjesë në institucionet rajonale

“Arritje historike e integrimit të Kuvendit të Kosovës në institucionet rajonale. Pati një deklarim të suksesshëm për të pranuar Kosovën me të drejta të barabarta në të gjithë aktivitetet e Asamblesë Parlamentare te SEEPC”-, tha Meta.

Kjo sipas tij, do ti shërbejë të ardhmes si dhe do ndihmojë përshpejtimin e procesit të integrimit të rajonit tonë.

Pas falënderimeve, zoti Veseli tha se ishte një “Vendim i historik, për arsye se Kuvendi i Republikës së Kosovës anëtarësohet në një organizatë të tillë ndërkombëtare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat