Sadikaj: Nuk kam qenë pjesë e përleshjes, as protagonist i saj

Lajme

Sadikaj: Nuk kam qenë pjesë e përleshjes, as protagonist i saj

Më: 23 maj 2015 Në ora: 14:20

(E plotesuar) - Kryetari i Rinisë Demokratike të Prishtinës, Triumf Sadikaj, ka sqaruar për Indeksonline, se ai së bashku me miqtë e tij nuk kanë qenë pjesë e përleshjes, por rastësisht janë gjendur afër përleshjes së disa të rinjve.

“Jo, nuk është e vërtetë që unë apo miqtë e mi kemi qenë pjesë e përleshjes, pasi që aty unë kam qenë me disa mysafirë të huaj dhe rastësisht ne jemi gjendur në mesin e një përleshjeje të të rinjve dhe nuk kemi qenë assesi pjesë e përleshjes. Pra, ajo thjesht ka filluar aty afër nesh dhe ne nuk kemi qenë protagonist të saj”, ka thënë Triumf Sadikaj, kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Kryetari i Rinisë së PDK përleshet në diskotekë

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Triumf Sadikaj, mbrëmë në një nga diskotekat e kryeqytetit është përleshur fizikisht.

Përleshja ka ndodhur mes tij dhe një kamarieri dhe burimet e mediave nga vendi i ngjarjes e kanë konfirmuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat