Edi Rama: Prishtina, themel i qytetërimit në trojet shqiptare

Lajme

Edi Rama: Prishtina, themel i qytetërimit në trojet shqiptare

Më: 23 maj 2015 Në ora: 13:51

Kryeministri i Shqipërisë deklaroi se Kosova dhe shqiptarët duhet të nderohen me figurën e Ismail Qemajlit. Ai përmendi kryeqytetin e Kosovës, për të cilin tha se është themeli i qytetërimit shqiptarë.

“Sa herë që një shtatore e plakut të madh lartësohet para nesh, është pavarësia e jonë, streha e shqipeve që kthehen në foletë e tyre. Shtatorja e Ismail Qemajlit del për të mos lëvizur më në këtë shesh, si gurë i rëndë në vendin e vet.

Qysh prej 1912 rrugëtimi i shëmbëlltyrës së bronztë apo ngurtë të kësaj figure të madhe të vendit tonë, me gjithë ndalet në sheshet e ndryshme, të qyteteve shqiptare dhe evropiane nuk do të ishte i përmbushur nëse do të ishte ndalur edhe në Prishtinë, në këtë vend të themelit të qytetërimit shqiptar në këto troje”, ka thënë Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat