SEECP me disa iniciativa nga Tirana

Lajme

SEECP me disa iniciativa nga Tirana

Më: 23 maj 2015 Në ora: 11:02

Sot në Tiranë përfundoi takimi i përfaqësuesve të Ministrive të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, kryesoi takimin në kuadër të përfundimit të kryesisë Shqiptare të SEECP-së.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e 13 vendeve pjesëmarrëse të SEECP-së si dhe, me statusin e të ftuarve të posaçëm të kryesisë Shqiptare, përfaqësues të Bashkimit Evropian, Komisionit Evropian, Austrisë dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Sipas informacioneve zyrtare nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, ministrat dhe zyrtarët e tjerë në takim diskutuan mbi situatën politike dhe zhvillimet e fundit në rajon dhe mbi nivelin e bashkëpunimit e të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si elemente me rëndësi thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm të Evropës Juglindore. Ministrat e Jashtëm të SEECP-së miratuan një dokument për përmirësimin dhe përshtatjen e kësaj nisme ndaj sfidave të ardhshme. Në këtë kuadër, Bushati inkurajoi kryesinë e ardhshme bullgare për vazhdimin e punës në këtë drejtim.

Kryesia e SEECP-së do t’i kalojë Bullgarisë për periudhën qershor 2015-qershor 2016-

Bushati në fjalën e tij u shpreh se sot kanë pasur mundësinë të shkëmbenim pikëpamje në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon, sikundër edhe të miratonim një sërë dokumentesh të rëndësishme, që do t’i kalojë për miratim të mëtejshëm Samitit të Kryetarëve të shteteve dhe qeverive, që do të mblidhet javën tjetër në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat