Obduksioni, pas raportit nga Shkupi

Lajme

Obduksioni, pas raportit nga Shkupi

Më: 23 maj 2015 Në ora: 08:53

Nëntë trupat e shqiptarëve të vrarë në Kumanovë janë dorëzuar për t’iu kryer obduksioni i dytë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Me kërkesë të familjarëve Prokuroria ka lëshuar një urdhëresë për këtë Institut që të fillojë me obduksionin e trupave.

Megjithëse në gjendje gatishmërie, ekipi i këtij Instituti nuk ka nisur obduksionin të premten.

Sipas standardeve ndërkombëtare, autoritetet maqedonase nuk kanë lëshuar raportin e obduksionit, gjë që ia pamundëson Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë fillimin e obduksionit të trupave të të vrarëve.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka bërë të ditur për “Zërin” se kanë pranuar urdhëresën bazuar në kërkesën e familjarëve që të bëhet obduksioni i trupave. “Na ka arritur urdhëresa për autopsi bazuar në kërkesën e familjarëve dhe të nënshkruar nga prokurori”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat