Nga Tirana, Bullgaria i përgjigjet Moskës: Qëndroni larg rajonit

Lajme

Nga Tirana, Bullgaria i përgjigjet Moskës: Qëndroni larg rajonit

Më: 22 maj 2015 Në ora: 23:24

Deklaratave të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ku Moska akuzoi Shqipërinë dhe Bullgarinë se duan ndarjen e Maqedonisë, iu ka përgjigjur nga Tirana ministri i jashtëm bullgar, Daniel Mitov.
Ai, ishte i prerë kur porositi Moskën që të qëndroj larg rajonit.

“Fatmirësisht ne nuk kemi dëgjuar akuza nga zoti Gruevski për ne apo Shqipërinë. Akuzat erdhën nga diku tjetër. Forca apo vende jashtë rajonit, duhet të qëndrojnë jashtë rajonit. Mjaft! E ardhmja është në dorën tonë. Kjo është e ardhmja europiane dhe ne po shkojmë drejt përmbushjes së kësaj bashkërisht. Të mbajnë duart larg ata që duan të sjellin apo shkaktojnë destabilitet në rajon. Ne jemi angazhuar për integritetin rajonal dhe stabilitetin e Maqedonisë dhe ne jemi duke ndihmuar miqtë tanë në të gjitha mënyrat e mundshme”, tha Mitov transmeton TopChannel.
Ashtu si Bushati edhe Daniel Mitov i kërkoi Maqedonisë hetimin e plotë dhe të thellë të çështjes “Kumanova”, çështje për të cilën ministri i Jashtëm bullgar i kujtoi Shkupit se duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve.
“Prej sa kohesh ishin në dijeni për këtë grup? Përse nuk reaguan më shpejt apo më herët? Nga erdhën armët? Kundër kujt do të luftonin? Këtyre pyetjeve duhet t’ju jepen përgjigjie të qartë”- deklaroi ministri i Jashtëm bullgar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat