Shërbimi sekret serb dëshironte ta ndizte luftën në Maqedoni?

Lajme

Shërbimi sekret serb dëshironte ta ndizte luftën në Maqedoni?

Më: 22 maj 2015 Në ora: 23:22

Edmond Ademi, anëtar i Kryesisë së LSDM-së dhe këshilltar i liderit opozitar maqedonas, Zoran Zaev, nuk e përjashton mundësinë që shërbimet sekrete duke përfshirë edhe atë të Serbisë, të kenë qenë të përfshira në rastin e konfliktit në Kumanovë.

Ai ka thënë se është interesant edhe fakti se si mediat e Beogradit të afërta me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i hidhnin benzinë zjarrit në Kumanovë, që konflikti atje të zgjerohej edhe më shumë.

Ademi mundësinë e përfshirjes së shërbimeve sekrete e ka lidhur edhe me të ardhmen e Maqedonisë, duke thënë se kryeministri Nikola Gruevski, po e shtynë këtë shtet drejtë forcimit të lidhjeve me Serbinë dhe Rusinë, duke e shmangur nga orientimi i vullnetit të qytetarëve të këtij vendi, që janë NATO dhe Bashkimi Evropian.

Ai në emisionin “Komiteti” që transmetohet në RTK, ka thënë se ajo që ka ndodhur në Kumanovë, nuk ishte në interes të shqiptarëve, jo vetëm në Maqedoni, por as në Kosovë e Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat