Dedikime emocionuese nga estrada shqiptare për Beg Rizajn

Lajme

Dedikime emocionuese nga estrada shqiptare për Beg Rizajn

Më: 22 maj 2015 Në ora: 21:15

Labinot Tahiri,Cozman dhe Blero të cilët e kanë njohur nga afër Beg Rizajn kanë shfrytëzuar profilet e tyre në rrjetet sociale për t’i bërë dedikime mikut të tyre të rënë.

“Fytyra e juaj Shoku im, më bën të ndjej të gjallë!
Zëri yt para disa kohësh mē bēn të ndjej të gjallë, sepse me ke ftuar tē këndoj në shumë vende për të ndihmuar rastet me sëmundje tē rënda dhe në raste tē shoqatave tē invalidëve tē luftēs!
Ishe Shok,Prind,Djalë,Burrë,Trim,por gjithmonē do mbetesh Hero i yni së bashku edhe me Xhafēn e shokët tuaj!
Tē njohëm nga afër!
Beg Rizaj, të ruajt Zoti fëmijët e familjën tënde dhe shokēve tuaj!

Hallall Burrë tē qoftë çdo gjē nga unē!!
Zoti ju dërgoftë shpirtin tuaj nē Qiell, që të shikoni njē ditē rrugën e Birit dhe tē bijëve të shokēve tuaj, duke ecur nē Shqipërinë e Madhe!!
Zotriu ynē Beg RIZAJ!
Me dhimbje, Labinot Tahiri!
Ferizaj Kosovē e Shqipërisë”,ka shkruar Tahiri,transmeton Lajmi.net.

Krenar që e ka njohur Beg Rizajn është shprehur edhe reperi Cozman.

“Ti më ke ndihmuar mua në çdo kohë dhe vend. Kam mësuar prej teje shumë gjëra. Dhe një gjë do ta kujtojë gjithmonë, e ajo është durimi. Por tani është e vështirë sepse nuk mund të besoj se ti nuk je më në mesin tonë. Jam krenar që të kam njohur ty. Do të jesh gjithmonë krenaria dhe inspirimi jonë. Një luan i vërtetë që e dha jetën për Shqipërinë Etnike, për flamurin dhe për shqiptarët. Ti je Hero”, shkruan Cozman,transmeton Lajmi.net.

Një tjetër artist që ka shprehur dhimbje për humbjen e mikut të tij është edhe Blero.

“Kam më shumë se 12 vite që të kam njohur BEG dhe ti ishe një ndër të parët që më ofrove mua afër sapo u ktheva nga Suedia dhe vendosa të jetoj në vendlindje. Me të vërtetë ishe një shoke i mirë. Sot nuk merzitem përkundrazi,jam krenar si unë ashtu dhe gjithë shqiptarët me ty !!!
Pusho në paqe miku im”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat