Të spastrohet LDK-ja nga agjentët e SHIK-ut

Lajme

Të spastrohet LDK-ja nga agjentët e SHIK-ut

Më: 22 maj 2015 Në ora: 17:54

- Kryesisë të LDK-së,
-Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së,
-Kryesive të Degëve të LDK-së,
-Anëtarësisë të LDK-së.

Më 17 maj 2015, Kryesia e Nëndegës të LDK-së në Bavari, e dalë nga Kuvendi i 8-të zgjedhor, mbajti mbledhjen e parë. Veç tjerash, në mbledhje u diskutua edhe mënyra e votimit në kuvendet e Nëndegëve dhe të Degëve. Mbizotëroi mendimi se votimi i fshehtë është i vetmi votim demokratik, kur kemi parasysh hipokrizinë dhe servilizmin neveritës të njerëzve në Kosovë tonë. Mjafton të përmendim rezultatin e shprehur në përqindje, të votimit të hapur, me ngritje të gishtërinjve: X - Y u votua 100 %!!! Shtrohet pyetja: A mund të jetë një njeri i pranueshëm për të gjithë? Kurrë, jo, qoftë ai edhe Pejkamber, i dërguar i Zotit në tokë. Rrjedhimisht, kuadrot e dalë nga ky votim, do të jenë me legjitimitet të cunguar, të munguar, përgjatë gjithë mandatit.

Kryesia e Nëndegës për Bavari, vendosi t`u sugjerojë strukturave të partisë, në qendër dhe bazë, këto çështje:

1. - TË FORMOHET INSTITUCIONI I PËRGJEGJËSISË, për qendrën dhe bazën e LDK-së

Dihet, mirëfilli, se në LDK-së kanë ndodhur shkelje të rënda të normave partiake, që kanë çuar deri në ndarjen e partisë. Është folur në emër të anëtarësisë, pa e pyetur, pa e konsultuar dhe pa e përfillur fare atë! Kuadro të ndryshëm, madje, deri edhe ata të profilit të lartë, kanë flirtuar me organizatën terroriste të SHIK-ut. Dhe, askush nuk është marrë në përgjegjësi! Prandaj, Institucioni i Përgjegjësisë është i nevojshëm, i domosdoshëm.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën, të dielën dhe të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat