Agim Çeku mban peng listën e veteranëve të Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme

Agim Çeku mban peng listën e veteranëve të Ministrisë së Mbrojtjes

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 22 maj 2015 Në ora: 17:37

Listat e dëshmorëve dhe veteranëve, pjesëtarëve, pjesëmarrësve dhe invalidëve të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ende nuk janë publikuar edhe përkundër nënshkrimit nga përfaqësuesi i kësaj Ministrie, komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha, si dhe nga Ahmet Alishani, ish shef i Shtabit të po të njëjtës Ministri.
Deri më tani, komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të UÇK-së ka publikuar listat për Zonën e Karadakut, Nerodimës, Llapit, Shalës, Dukagjinit, Pashtrikut, Drenicës, Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së me njësitë vartëse, por ende nuk publikuar listën për ish pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes.
Burime të gazetës thonë se lista është gati qe 10 ditë, por Agim Çeku nuk po e nënshkruan për shkak të Ahmet Krasniqit, dhe Tahir Zemajt.

Një mijë ushtarë të Tahir Zemër u shpërndanë

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Armend Zemaj, thotë për gazetën “Bota sot” se, rreth 1000 ushtarëve të Tahir Zemajt deri tani u janë publikuar emrat në listat për veteranë, kurse lista e Ministrisë së Mbrojtjes pritet të publikohen së shpejti.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën, të dielën dhe të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat