Lënda e Jabllanoviqit kalon në Prokurorinë Special në Prishtinë

Lajme

Lënda e Jabllanoviqit kalon në Prokurorinë Special në Prishtinë

Më: 22 maj 2015 Në ora: 15:39

Para Prokurorisë Themelore në Gjakovë sot u panë disa përfaqësues të shoqërisë civile të cilët patën ngritur padi ndaj ministrit Jabllanoviq për deklaratat e tij në janar të këtij viti kur nënat gjakovare i pati quajtur egërsira.

Por megjithëse, ai sot do të duhej të paraqitej në Prokurorinë e Gjakovës, Jabllanoviq sot nuk u pa në këtë vend.

Më herët Jabllanoviq pati deklaruar se “Ne, që nuk jemi fajtorë për asgjë, nuk kemi asnjë arsye ta dëshmojmë pafajësinë tonë, e posaçërisht para Prokurorisë në Gjakovë”.

Jabllanoviq pati thënë se ngritja e një padie ndaj tij është presion që iu bëhet liderëve serbë në përgjithësi.

Përndryshe, Jabllanoviq akuzohet për veprën penale nxitje të urrejtjes nacionale, racore, fetare dhe tolerancës.

E Ish-ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës i është dërguar ftesa që më 22 maj të paraqitet në Gjykatën e Gjakovës. Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se kanë dalë ta presin përfaqësuesin e ish ministrit.

Nga ana tjetër, kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Shpresa Bakija ka thënë se lëndën e Jabllanoviqit e ka dërguar në Prokurorinë Special në Prishtinë për shkak se ka të bëjë me një ish-ministër.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se Jabllanoviq duhet të gjykohet dhe po kështu edhe të dënohet për deklaratat e tij fyese që pati bërë më 6 janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat