Sali Berisha: Ahmeti paralajmëroi “Ukrainën” në Maqedoni, nuk e dëgjuan

Lajme

Sali Berisha: Ahmeti paralajmëroi “Ukrainën” në Maqedoni, nuk e dëgjuan

Më: 22 maj 2015 Në ora: 15:14

Ish kryeministri shqiptar Sali Berisha në një prononcim për ngjarjet në Kumanovë, ka thënë se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, që para një viti, kur ka theksuar se Ukraina nuk është larg, ka paraparë rreziqet e mundshme të sigurisë në Maqedoni.

Poashtu, Berisha ka kërkuar që Shqipëria të lobojë për nje hetim ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë.

Sali Berisha ka mbeshtetur angazhimin e Ali Ahmetit për stabilitetin e vendin, duke thene se “Ali Ahmeti edhe pse nuk është kryeministër, solli në Tetovë, investitorë amerikan, në një inevstim ku do të punësohen mbi 2 mijë të rinj, ky është kontribut për Atdheun”, ka deklaruar ish kryeministri dhe ish presidenti shqiptar, Sali Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat