Nesër bëhet inaugurimi i shtatores së Ismail Qemalit

Lajme

Nesër bëhet inaugurimi i shtatores së Ismail Qemalit

Më: 22 maj 2015 Në ora: 11:53

Të shtunën në ora 13:00, në një ceremoni solemne do të bëhet inaugurimi i shtatores së Ismail Qemalit.
Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama si dhe personalitete të ndryshme nga sfera politike dhe kulturore e vendit.

Ceremonia e vendosjes së shtatores së Ismail Qemalit do të bëhet në hapësirën para ish-Pallatit të Shtypit, në bashkëorganizim me Bashkinë e Vlorës.

Gjatë kësaj ceremonie, do të performojnë kori i filarmonisë së Kosovës dhe ansambli “Rexho Mulliqi”.

Në nëntor të vitit 2014, në një takim të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me delegacionin e intelektualeve nga qyteti i Vlorës u patën shpalosur hollësitë e idesë dhe projektit të vendosjes së shtatoreve të Ismail Qemalit në Prishtinë, dhe atë të Hasan Prishtinës në Vlorë.

Vendosja e shtatores e simbolizon rolin e Ismail Qemalit në pavarësinë e shqiptareve si dhe në zhvillimin e kombit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat