Rama t’i tregojë vendin Vuçiqit, ka marrë fund ekspansionizmi serb!

Lajme

Rama t’i tregojë vendin Vuçiqit, ka marrë fund ekspansionizmi serb!

Më: 22 maj 2015 Në ora: 10:25

Shqipëria t’ia bëjë të qartë Serbisë, se në krizën në Maqedoni nuk ka pse të përzihet. Kjo është një çështje shqiptare, e cila duhet të rregullohet. Është trishtuese, që figura të opozitës shqiptare, ta qortojnë butësinë e Edi Ramës, si të ashpër, se mund ta përdor veton për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO!
Ky deklarim i qeverisë së Shqipërisë, është tepër i butë në raport me zhvillimet në Maqedoni, në gati 25 demokraci dhe që kur ky vend u njoh si republikë, në federatën komuniste të Jugosllavisë.
Në vend se opozita të tregohet edhe më radikale, dhe ti kërkoj qeverisë, kryeministrit Rama, që ky t’ia tregojë vendin Serbisë në krizën në Ballkan, disa figura që për një kohë të gjatë ne i kemi njohur si të fuqishme dhe të vlershme, tash kërkojnë llogari edhe vetëm për deklarata që po cenuakan sipas tyre integrimin e Shqipërisë në BE.
Çfarë egoizmi hileqar është ky?! Çfarë opiumi kanë thithur këta politikan, në kohën që trojet tona stërgjyshore, ne autoktonët e çrrënjosur nga gjysma e vendbanimeve tona, po rrezikohemi sërish, kërkojnë një llogari të turpshme.
Por, çfarë integrimi do të kishte më të madh, se sa të bëhej integrimi i vetë shqiptarëve!?
Kjo pseudofilozofi shqiptare, e mbjellur prej dekadash nga shtypja, vërteton teoritë e huaja për paaftësinë e shqiptarëve për të vetëqeverisur, edhe pse vetë ata janë kontribuuesit kryesor për këtë paaftësim.
Por, shqiptarët jashtë politikës nuk besojnë dhe nuk i kanë hamendësimet kokëboshe të politikës. Ata duan para së gjithash integrim ndërshqiptarë.
Dhe për ta bërë këtë, duhet që Shqipëria së pari, dhe Kosova tani, që t’ia tregojnë vendin Serbisë, dhe kujtdo që ende pretendon ekspansion në Ballkan. Nuk mund të ketë më ekspansionizëm në Ballkan, në kohën, që shqiptarët nuk kanë arritur as konsolidimin minimal territorial! I. M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat