Si jetojnë shqiptarët në kampet e azilkërkuesve në Gjermani (Foto)

Lajme

Si jetojnë shqiptarët në kampet e azilkërkuesve në Gjermani (Foto)

Më: 22 maj 2015 Në ora: 10:23

Një shqiptar i larguar drejt Gjermanisë me qëllim marrjen e strehimit të përhershëm atje, dërgon disa foto nga kampi i qëndrimit për emigrantët që aplikojnë për azil në Berlin të Gjermanisë.

Nga janari deri në prill të vitit 2015, në Gjermani janë regjiistruar 11,256 shqiptarë të Shqipërisë.

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka bërë zyrtare se gjatë muajit prill ka marrë 4,794 aplikime për azil nga nënshtetasit shqiptarë, shifër kjo 59 për qind më e lartë se sa numri i aplikimeve në muajin mars, kur 3020 shqiptarë ëndërruan për leje qëndrimi në këtë vend.

Shqiptarët u renditën për muajin prill në vend të parë si populli me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Gjermani ndërkohë që në mars mbanin vendin e tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat