Maloku: Jahjaga, Mustafa dhe Hyseni të japin sqarime për Kumanovën

Lajme

Maloku: Jahjaga, Mustafa dhe Hyseni të japin sqarime për Kumanovën

Më: 22 maj 2015 Në ora: 08:59

Kryetari i Komisionit Parlamentar për AKI, Haxhi Shala, ka ritheksuar se presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, kanë qenë në dijeni për lëvizjet e njerëzve të armatosur nëpër Kosovë e që për qëllim kishin përgatitjen e planit për krijuar incidente në Maqedoni.

“Presidentja, kryeministri dhe ministri i Brendshëm kanë qenë në dijeni për grupin e armatosur dhe i kanë ditur me emër e mbiemër njerëzit të cilët kanë qenë duke përgatitur sulme të armatosura në Maqedoni”, ka thënë Shala.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku, konsideron se për këtë çështje duhet të debatohet në Kuvend, dhe të kërkohet interpelancë nga kryeministri Mustafa, ministri Hyseni dhe të kërkohen sqarime nga presidentja Atifete Jahjaga.

“Mendoj se këtë çështje duhet Komisioni me e dërgua në debat në Kuvend, me rekomandimin që Kuvendi me kërkua interpelancë të Kryeministrit dhe Ministrit dhe Kuvendi të kërkon sqarime nga Presidentja se sa ka qenë ajo në dijeni.
Ky rast mundë të shfrytëzohet nga të gjithë ata që e kanë kundërshtua dhe e kundërshtojnë akoma pavarësinë e Kosovës si një argument që Kosova destabilizon rajonin”, thotë Naim Maloku. N.Sh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat