Jeta në Kosovë: Intervista me Zoran Zaev dhe të Plagosurin në Kumanovë (video)

Lajme

Jeta në Kosovë: Intervista me Zoran Zaev dhe të Plagosurin në Kumanovë (video)

Më: 21 maj 2015 Në ora: 20:51

Çka thotë ai për rastin Kumanova? A do ta rrëzojnë përgjimet e protestat kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski? A ka konflikt shqiptaro-maqedonas në Maqedoni?

Gjithashtu në këtë emision do të transmetohet rrëfimi ekskluziv i njërit nga të plagosurit në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë.

Çfarë thotë ai për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ se a ishin tradhtuar dhe pse Ushtria Çlirimtare Kombëtare i ka marrë armët në dorë? Çfarë thonë familjarët e personave të përfshirë në rastin ‘Kumanova’?

Intervista e Luftëtarit të Kumanovës

“Jeta në Kosovë” ka realizuar një intervistë ekskluzive me atë që besohet se është një luftëtar që ka marrë pjesë në përleshjet e para dy javëve në Kumanovë. Ai ishte i plagosur dhe i lodhur dhe dëshmoi se kishte çarë dy herë rrethimin e forcave të sigurisë maqedonase për të hyrë, e më pas për t’u larguar nga “Lagja e Trimave”.

I intervistuari thotë se në çarjen e parë të rrethimit kishin vrarë tre ushtarë maqedonas dhe plagosur disa të tjerë. Por Komandant Sokoli i kishte urdhëruar të ktheheshin mbrapsht që ata të shpëtonin. Në çarjen e dytë të rrethimit kishin vrarë edhe dy të tjerë, përfshi një snajper armik, sipas deklaratave të të intervistuarit.

Ai thotë se është pjesë e grupimit “Shtegtarët e Lirisë”, të cilët përveç se luftuan në Kumanovë, kanë kryer edhe sulmet binjake me bomba në stacionet e policisë në Maqedoni, si dhe sulmin mbi postën kufitare të Goshnicës.

Luftëtari pranon se i kanë tradhtuar njerëz nga brenda radhëve të tyre, të cilët në fakt bënin lojë të dyfishtë duke i shërbyer armikut. Por, ai nuk jep dot arsye për dhjetëra qytetarë të Kumanovës dhe Tetovës, të cilët kishin deklaruar më parë se nuk e duan luftën, por mjaftohet të thotë se këta janë “njerëz të paguar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat