Dëshmitë rrëqethëse nga burgu! Kur u dorëzuam ishin vetëm 2 të vdekur, tjerët të plagosur!

Lajme

Dëshmitë rrëqethëse nga burgu! Kur u dorëzuam ishin vetëm 2 të vdekur, tjerët të plagosur!

Më: 19 maj 2015 Në ora: 18:56

Një rrëfim tronditës, vjen nga Maqedonia. Të burgosurit shqiptarë rrëfejnë tmerrin e dhunës sllavo-maqedonase. Po ashtu ata për katër ditë rresht u torturuan deri në vdekje, disa ndërruan jetë, disa i shpëtuan agonisë, dhe disa po e vuajnë ende këtë!
Por, ata që kanë mundur ti vizitonin këto dy ditë më të dashurit e tyre, rrëfejnë për “Bota sot” edhe një ndjenjë lehtësimi, pasi thjesht i kanë takuar të gjallë.
Por, ky shtet terrori, ka gjetur mënyrën t’ua shtojë vuajtjet shqiptarëve duke i lënë të presin me orë të tëra, para se ti vizitonin më të dashurit e tyre.
“Ne arritëm ti shihnim për herë të parë, pas atyre ngjarjeve tragjike për ne në Kumanovë. Ata kishin lëndime serioze, dhe madje mezi kishin mbetur gjallë nga torturat”, na thonë familjarët që patën rastin sado pak të ngushëllohen me fatin e më të afërmve, bijve, vëllezërve dhe burrave të tyre.
“Për katër ditë të burgosurit kanë kaluar gjendje kritike, gjysmë të vdekur, tani kishin filluar ta merrnin veten”, i thonë këta familjarë gazetës “Bota sot”.
Por, ata mbase nuk do të mbijetonin asnjë sikur të mos kishin ndihmuar edhe njëri-tjetrin.
Për katër ditë nuk ua kishin hequr as prangat nga duart! Dhe për një javë askush nuk i kishte shkuar në vizitë, as ambasada e Kosovës, as OSBE-ja dhe as nuk kishin mjekim. Por, disa nga të burgosurit nuk janë vizituar ende nga ambasada e Kosovës!
Por, ajo që vjen si rrëfim tronditës është se me gjasë 8 nga 10 të vdekurit, u vranë pas dorëzimit, dhe për këtë mendojnë se fajtor është Ali Ahmeti, pasi OSBE-ja nuk ndodhej aty në momentin e dorëzimit.
Po ashtu të burgosurit dyshojnë për të paktën dy spiunë, nga mund të ketë rrjedhur tradhtia. Po ashtu për fillimin e luftimeve fajësojnë palën sllavo-maqedone, sepse askush nuk ka shtënë ndaj policisë apo ushtrisë, por se këta kanë sulmuar me tërë arsenalin pa paralajmërim. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat