Ramabaja, "Komandant Leka" është për keqardhje! Mos e moho luftën për përfitime!

Lajme

Ramabaja, "Komandant Leka" është për keqardhje! Mos e moho luftën për përfitime!

Më: 7 maj 2015 Në ora: 11:10

Ndaj deklaratave të deputetit të LDK-së Nurdin Ibishit, se ai kurrë nuk paska pas dëgjuar për FARK-un, edhe pse vëllai i tij Ismeti, ishte pjesë e strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes si epror ushtarak, ka reaguar major Nazif Ramaba, njëri prej udhëheqësve kryesorë në betejën e Loxhës dhe zëvendës i kolonel Tahir Zemës. “Deklarata e fundit e "komandant Lekës", Nuredin Ibishit është për keqardhje sepse vjen në kohën kur i tërë opinioni është informuar për ekzistimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës e në kuadër të sajë si kategori kushtetuese edhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, shkurt e shqip FARK-u. Të plasosh dezinformata të llojit të tillë është e njëjtë, po sikurse të thuash se në Kosovë s’ka pas luftë dhe Serbia s´ka krye gjenocid kundër njerëzimit edhe pse zyrtarisht kurrë nuk është bërë publike shpallja e luftës. Për hir të së vërtetës ia tërheq vërejtjen "Lekës" që të rrijë anash ashtu siç ka ndejtur deri më tani, dhe mos të tentojë ta neglizhojë apo të bëjë tentim/mohim të organizimit ushtarak të llojit të tillë për të marrë ndonjë benificion apo të përfitojë për interesa personale sepse tek e fundit kjo do ti shkojë në dëm vetë atij personalisht dhe kurrsesi s’do mund ta mohoj ekzistencën tonë politiko-ushtarake në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe veprimtarinë tonë, pra të FARK-ut në kuadër të këtyre institucioneve”, shkruan Major Nazif Ramabaja në faqen e tij në fb. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat