Ta kujtojmë madhështinë tonë! Ti japim fund shtypjes nga sllavomaqedonasit!

Lajme

Ta kujtojmë madhështinë tonë! Ti japim fund shtypjes nga sllavomaqedonasit!

Më: 7 maj 2015 Në ora: 11:03

Shqiptarët në Maqedoni nuk duhet të defaktorizohen. Vlimet në Maqedoni janë në shtetin e tyre aktual, fati i një qeverie është edhe fati i shqiptarëve gjatë asaj qeverisjeje. Por, kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë që ata të krijojnë lehtësi për rotacion pushtetesh të sllavomaqedonasve. Sikurse që nuk duhet të mendojnë se është koha për rotacion aliahmetash, nga BDI-ja në PDSH.
Përkundrazi, shqiptarët duhet që urgjentisht të mblidhen, dhe të kërkojnë me çdo kusht e mjet krijimin e situatës për një lider të ri, për një lider të ri shpirtëror, nacional, që udhëheq interesat e shqiptarëve në Maqedoni drejt kulmit, pra që mund të pretendojë se mund të qeverisë me Maqedoninë, duke krijuar kështu barazi demokratike, dhe duke i dhënë fund diskriminimit. Dhe një situatë më të mirë se kjo e tanishmja për të nxjerrë një lider të ri nuk ka.
Tashmë është kuptuar se pazare e kompromise të ndyra ka bërë Ali Ahmeti, vetëm e vetëm të jetë pjesë e një pushteti. Ai ka ditur se “Sopoti” ishte komplot i sigurimit të shtetit ndaj shqiptarëve, ka ditur për ‘Monstran” dhe të tjera, sikurse din për burgjet e mbushura me shqiptarë të pafajshëm dhe i flijon ata për të mbetur në pushtet. Tashmë dihet se si ka bërë pazare të paturpshme zgjedhore dhe falsifikime zgjedhjesh së bashku me Gruevskin për të ruajtur dhe forcuar pozitat e tyre në qeverisje dhe në biznes. Po ashtu përgjimet zbuluan jo pak nga dobësitë e mëdha të Menduh Thaçit liderit të PDSH-së. Kështu që tek lidershipi i dy partive nuk ka mbetur se çfarë të zgjedhësh apo të vazhdosh me ndonjërin prej tyre, përkundrazi i kanë plotësuar kushtet jo vetëm për ti braktisur politikisht, por që ndoshta po të kishin një grim moral ata do të duhej të iknin vetë sa më larg shqiptarëve!
Ndërsa, në situatën aktuale sllavomaqedonasit nuk janë të diskriminuar, por ata janë ballafaquar me luftën brenda llojit, dhe nga kjo luftë duket se janë dërmuar jo pak. Por, ky dërrmim i tyre nuk do të thotë se ata po u dorëzohen shqiptarëve. Biles ka rrezik që edhe forca tjetër opozitare, nëse ajo vjen në pushtet, të vazhdojë lojën e qeverisë Gruevski, me pak ‘renovim’ të të drejtave të shqiptarëve të qeverisë edhe për një a dy mandate dhe të vazhdojë e qetë projektet antishqiptare, që kanë si synim jo vetëm margjinalizimin e tyre, por edhe zbrazjen dhe ndryshimin sa më të madh demografik, dhe që shqiptarët ën asnjë variant në Shkup të mos e kalojnë Vardarin, as me biznese.
Prandaj, shqiptarët duhet të kenë parasysh të gjitha situatat dhe që opinioni në Shqipëri dhe Kosovë të ndihmojë me preson edhe ndaj institucioneve, që shqiptarët në Maqedoni të përfitojnë nga situata e krijuar, dhe që të jenë zotër të tokës dhe shtetit, nëpërmjet të cilit dikur kishim sunduar botën! Ta kujtojmë edhe madhështinë tonë, jo vetëm humbjet dhe robërinë! I. M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat