Wilhelm: Kosova vendos për krijimin e Asociacionit të komunave serbe

Lajme

Wilhelm: Kosova vendos për krijimin e Asociacionit të komunave serbe

Më: 7 maj 2015 Në ora: 10:07

Ambasadori gjerman në Serbi, Heinz Wilhelm, përsëriti se shteti i tij nuk ka kushte të reja për hapjen e kapitujve të negociatave mes Serbisë dhe BE-së.
Megjithatë, ai tha se duhet bërë më shumë në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, e cila është e domosdoshme për hapjen e kapitullit 35-të që ka të bëjë me Kosovën, në të cilën Gjermania insiston të hapet ndër të parat.
Wilhelm nuk e përjashtoi mundësinë që kapitulli i parë të hapet në qershor.
“Ne besojmë se kapitulli 35-të që ka të bëjë me Kosovën duhet të jetë një nga kapitujt e parë para atyre të 21-të dhe 23-të. Do të ishte mirë që qeveria serbe të arrin marrëveshje për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovës (AKS), pasi kjo do të lejojë hapjen e kapitujve", tha Wilhelm për mediat serbe, transmeton Telegrafi.
Ambasadori kujtoi se ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier javën e kaluar bëri të qartë se nuk ka kushte të reja për hapjen e kapitujve. Kushti i vetëm është normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën, pra zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, përsëriti Wilhelm.
Ai pranoi se situata është e vështirë për shkak se qeveria serbe nuk mundet që si e vetme të vendosë për krijimin e AKS-ë, pasi kjo është në duart e zyrtarëve kosovar.
"Ka dy anë, Beogradit dhe Prishtina, të cilat duhet të bien dakord. Ka shumë gjëra, por negociatat tregojnë se të dyja palët janë të angazhuar për të gjetur një zgjidhje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat