Nuredini s’ka dëgjuar për FARK-un! A ka dëgjuar për kë luftonte vëllai Ismeti?! (Foto)

Lajme

Nuredini s’ka dëgjuar për FARK-un! A ka dëgjuar për kë luftonte vëllai Ismeti?! (Foto)

Më: 7 maj 2015 Në ora: 09:07

Kjo lidhje e tij apo ky imazh i Nuredin Ibishit – Lekës, ish oficer i njësive speciale të Kosovës gjatë autonomisë, që shpesh i përmendet si njollë pikërisht nga njerëz të mediave të afërt me PDK-në, po rishfaqet sërish.
Derisa heroi i Koshares kolonel Anton Quni, dha dëshminë e tij pak ditë më parë se lufta ishte bërë në masën 70 për qind nga LDK-ja dhe institucionet e saj, përkatësisht nga organizimi ushtarak që si kupollë njihte presidentin Rugova, që kishte dhënë kushtrimin për luftë, Nuredin Ibishi i është kundërvënë duke thënë se nuk kishte dëgjuar për një luftë të bërë nga FARK-u.
FARK-u është shkurtesa e forcave ushtarake të krijuara nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, përkatësisht nga kolonel Ahmet Krasniqi, i cili pjesë të FARK-ut kishte bërë edhe UÇK-në, andaj luftëtarët e FARK-ut luftonin me emblemën e UÇK-së.
Por, që Nuredinin për FARK-un paska dëgjuar vetëm pas luftës. Por, vëlla i tij Ismet Ibishin, ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme në mandatin e qeverisë Thaçi 2, ishte epror i lart në atë që quhet FARK.
Ismeti madje ishte edhe prej eprorëve që mori pjesë në betejën e Loxhës më 1998, dhe që mbeti pjesë e FARK-ut për aq sa ishte pjesëmarrës në luftë. Ismeti vazhdon të merrë pjesë që nga pas lufta thuaja në të gjitha tubimet që kanë të bëjnë me organizimin e FARK-ut, si dhe në çdo tubim në të cilin përkujtohet kolonel Tahir Zemaj, nën vartësinë e të cilit ishte.
Madje ai në vazhdimësi është shprehur se ndihej krenar që ka qenë pjesë e FARK-ut. “Çdoherë jam ndier krenar, që isha dhe jam i përkushtuar ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duke filluar nga presidenti historik dr. Ibrahim Rugova. Mjerisht populli i Kosovës është krejtësisht i dezinformuar për pastërtinë dhe veprimtarinë kombëtare të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK)”, ka deklaruar Imet Ibishi.
Por, ja që fytyra s’ka mbetur thuaja ndërshqiptarë! I. M.

>>Ibishi: Gjatë luftës nuk kam dëgjuar për FARK-un

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat