Itali, zjarr në aeroportin ndërkombëtar të Fiumicinos, 3 të lënduar, pezullohen fluturimet

Lajme

Itali, zjarr në aeroportin ndërkombëtar të Fiumicinos, 3 të lënduar, pezullohen fluturimet

Më: 7 maj 2015 Në ora: 07:30

Një zjarr ka rënë gjatë natës në aeroportin ndërkombëtar të Fiumicinos në Itali. Mediat italiane raportojnë se zjarri ka rënë në Teerminalin 3 në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Leonardo da Vinçi’.


Tre persona të cilët ndodheshin brenda terminalit janë lënduar si pasojë e tymit.


Fluturimet janë pezulluar, ndërsa aeroporti është mbyllur plotësisht deri në orën 14:00 të ditës së sotme.


Shërbimi zjarrfikës po punon me 15 ekipe për neutralizimin e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e zjarrit në aeroport, ndërkohë që vijojnë hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat